Qendërmbrojtësi Juan Jesus është përforcimi më i ri i skuadrës së Napolit. Jesus te Napoli është zyrtarizuar të mërkurën. Ai me ekipin e ri, ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Te Napoli, Jesus është transferuar si lojtar i lirë pasi kontrata me Romën i skadoi në fund të muajit qershor.
30-vjeçari karrierë në Itali, ka bërë edhe te skuadra e Interit.
Artikuj të ngjashëm