Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Java e përfaqësueseve të Kosovës - për 6 ditë 7 ndeshje

Ditët e fundit të muajit të ardhshëm do të jenë të ngjeshura me ndeshje të përfaqësueseve të grupmoshave të ndryshme në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Në fund të marsit në skenë do të kthehen Përfaqësuesja A, ajo U-21 dhe U-19, që së bashku brenda gjashtë ditëve do të zhvillojnë shtatë ndeshje, miqësore dhe eliminatore.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) gjatë javës së shkuar ka konfirmuar miqësoret që Përfaqësuesja A do t'i zhvillojë më 24 e 27 mars.

Do të përballet me Madagaskarin dhe Burkina Fason në Paris, saktësisht në stadiumin "Francovile" me kapacitet prej tre mijë ulëseve. Në këto ndeshje Kosova pritet të udhëhiqet nga trajneri i ri, është bërë e ditur nga FFK-ja. Ndryshe nga ekipi A, ai U21 dhe U19 do të luajnë ndeshje me karakter garues. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).