Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim pas fitores ndaj Dortmundit ka thënë se e di që është vetëm në gjysmë të rrugës për në gjysmëfinale.
Monaco e mposhti në udhëtim Dortmundin në përballjen e parë çerekfinale me rezultat 2-3, dhe është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sa i përket çerekfinales, e dimë se jemi vetëm në gjysmë të rrugës”, është shprehur Jardim, i cili ka vlerësuar lartë paraqitjen e talentit Kylian Mbappe, i cili sonte shënoi dy gola.
“Mbappe gjithmonë po shkon përpara sa i përket zhvillimit. Ai është në vitin e tij të dytë me ne, dhe po punon shumë. Ai e kupton se çka është kërkohet, të gjithë jemi të kënaqur me performancat e tij, jo vetëm sonte. Mendoj se ai do të arrijë një nivel të lartë, gjithmonë them se: ‘përmirësoheni përmes punës së vështirë, dhe ne do ta provojmë ta ndihmojmë atë në rrugëtimin e tij’”, është shprehur Jardim.