Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj sot pritet të firmosë me Real Sociedadin

Mesfushori Adnan Januzaj të mërkurën (sot) pritet të nënshkruajë kontratë me Real Sociedadin.

"Januzaj, të mërkurën, do të bëhet lojtari i dytë që nënshkruan me Real Sociedadin, pas Diego Llorentes. Lojtari i Manchester Unitedit dhe menaxheri i tij janë në Spanjë për t'i finalizuar negociatat e nisura rreth një muaj më parë.

Januzaj do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022 në mëngjesin e së mërkurës. Ai do t'i kryejë fillimisht kontrollimet mjekësore", shkruan "marca.com" të martën.

22-vjeçari nuk ishte në planet e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, për çka edhe u huazua në stinorin e shkuar te Sunderlandi.

Transferimi i Januzajt, Real Sodiedadit do t’i kushtojë rreth 11 milionë euro.