Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj mposht Uzunin

Adnan Januzaj e Myrto Uzuni kanë startuar në ndeshjen e La Ligas mes Real Sociedadit e Granadas. Fitore me rezultatin 2:0 shënoi skuadra e Januzajt, Sociedadi.

Januzaj luajti deri në minutën e 67-të. Pak më herët fushën e la Myrto Uzuni i Granadas. Për reprezentuesin e Shqipërisë ishte ndeshja e dytë në kampionatin spanjoll.

Sociedadi është i gjashti me 38 pikë nga 23 ndeshje. Granada është e 16-ta me 24 pikë nga 24 ndeshje.