Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj jashtë turit parasezonal të Unitedit

Adnan Januzaj siç duket nuk është aspak në planet e Jose Mourinhos për sezonin e ri, dhe largimi i tij nga “Old Traffordi” është vetëm çështje kohe.

Kjo pasi ai nuk është përfshirë as në listën e turit parasezonal me skuadrën, transmeton Koha.net.

Para pak çasteve Unitedi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për turin parasezonal, dhe pjesë e tij nuk është Adnan Januzaj.

22 vjeçari, që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sunderlandi, është i lidhur me një kalim në Spanjë te Real Sociedadi.