Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Janë caktuar gjyqtarët e ndeshjes së të enjtes mes Kosovës dhe Gjibraltarit

Kosova luan një miqësore të enjten, kur do të përballet me kombëtaren e Gjibraltarit.

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë dhe të gjithë janë shqiptarë.

Gjyqtari kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i cili do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi.

Gjyqtari i katërt është Besfort Kasumi, që gjykon edhe ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Gjibraltar zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.