Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka paralajmëruar se gjatë afatit kalimtar të janarit nuk do të ketë përforcime.
Gjatë verës Liverpooli dështoi në transferimin e mbrojtësit Virgil van Dijk nga Southamptoni, derisa “Të kuqtë” nuk kanë treguar formë të mirë në mbrojtje në fillim të sezonit.
“Për shkak se mbrojtja ka qenë e mirë, nuk kam nevojë të transferoj mbrojtës apo diçka të tillë? Problemet nuk do të ndalen derisa ne i shmangim ato. E dua këtë lojë, por nuk mendoj se zgjidhja është gjithmonë blerja e një lojtari”, ka thënë Klopp.
“Kur mbrohemi mirë jam i lumtur dhe kur nuk mbrohemi jam i pakënaqur, por kjo nuk do të thotë se dua lojtar të ri. Jam përkrahës por jo në këtë mënyrë – nuk mund të ndryshoj mendim kështu”.