Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi e udhëheq Lakersin drejt titullit kampion të NBA-së

LA Lakersi i ka dhënë fund pritjes së gjatë një dekadëshe, duke e fituar titullin e 17-të të NBA-së. Lakersi ka triumfuar 106:93 ndaj Miami Heatit dhe e ka mbyllur serinë finale me 4:2.

LeBron James është shpallur MVP i serisë finale. Ai regjistroi dyshifror të trefishtë prej 28 pikëve, 14 kërcimeve e 10 asistimeve. Anthony Davis e Rajon Rondo realizon nga 19 pikë për kokë.

Me titullin e fituar Lakersi është barazuar me Boston Celticsin për më së tepërmi tituj të fituar në NBA.

“Do të thotë shumë të përfaqësosh këtë klub. I kam thënë presidentit Jeanie Buss se do ta sjellë Lakersin në pozitën që i takon”, ka thënë James, raporton BBC.

James është bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që është shpallur MVP i Finaleve me tri skuadra të ndryshme (LA Lakers, Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat).

Fitorja e Lakersit vjen në vitin kur e humbi legjendën Kobe Bryant.

Edhe James i pavendosur për të ardhmen pas eliminimit të Lakers Basketboll James i pavendosur për të ardhmen pas eliminimit të Lakers

Bryant vdiq në një rrëzim të helikopterit në janar, ku humbi jetën edhe vajza e tij Gianna. Ai kishte fituar pesë tituj të NBA-së.

“Që nga tragjedia, ne kemi dashur ta bëjmë këtë për të, dhe nuk donim të dështonim. E di se ai po na shikon nga lartë dhe është krenar me ne, e di se bashkëshortja e tij Vanessa është krenare me ne, organizata është krenare me ne. Do të thotë shumë për ne. Ai ishte vëlla i madh për gjithë ne dhe e kemi bërë këtë për të”, ka thënë Anthony Davis.