Ylli i YouTubet, Jake Paul, ka shënuar edhe fitoren e tretë në boksin profesionist.
Paul të shtunën mbrëma nokautoi në rund të parë ish-luftëtarin e UFC-së, Ben Askren. Ai e rrëzoi Askrenin me një të djathtë të fuqishme, ndërsa Askren u ngrit në këmbë, por referi nuk lejoi të vazhdohej lufta, duke vlerësuar se ai nuk është në gjendje të luftojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është momenti më i çmendur i jetës sime. Ju kam thënë të gjithëve se do ta nokautoj në rund të parë. Ju kam thënë se jam luftëtar i vërtetë. Nuk e di sa herë duhet ta dëshmoj këtë. Kanë qenë dhjetë ditët më të vështira të jetës sime”, ka thënë Paul pas luftës.
Paul në dy meçet e kaluara fitoi me nokaut ndaj yllit të tjetër të YouTubet, AnEsonGib dhe ndaj ish-basketbollistit të NBA-së, Nate Robinson.
— . (@dubs804) April 18, 2021