Skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll vazhdojnë me angazhimin e basketbollistëve amerikanë. Vëllaznimi, që po lufton për mbetje në elitë, të hënën zyrtarizoi amerikanin Kendall Jacks. Sipas njoftimit të klubit gjakovar, Jacks luan në pozitat një e dy. Ai në dy edicionet e fundit kishte luajtur në Portugali.
Te Vëllaznimi presin paraqitje të mira nga Jacks. Vëllaznimi aktualisht është i fundit në Superligë dhe e pret garë e vështirë për të mbetur në Superligë.
Artikuj të ngjashëm