Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia shkon në 27 ndeshje pa humbje

Italia e ka vazhduar në 27 serinë e ndeshjeve pa humbje.

Të premten në mbrëmje, italianët mposhtën Republikën Çeke 4:0 në miqësore.

Tani “Azurrët” do ta kenë vëmendjen në Kampionatin Evropian ku do të takohen me Turqinë në ndeshjen e parë të garës, të premten tjetër.

Republika Çeke që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej muajit mars, e ka edhe një tjetër miqësore. Do të ballafaqohet me Shqipërinë, para ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Evropianit. Do të luajë kundër Skocisë në “Hampden Park”.

Ciro Immobile (23’), Nicolo Barella (42’), Lorenzo Insigne (66’) dhe Domenico Berardi (73’), ishin shënues në fitoren e Italisë.