Italianët, që mendojnë se një vend në finalet e Kupës së Botës është një e drejtë e lindur për ta, kanë rënë në depresion kolektiv të martën, pasi përfaqësuesja ka dështuar të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës për herë të parë pas 60 vitesh.
"Katastrofë", "makth", "turpërim", janë vetëm disa nga fjalët nëpër ballinat e gazetave italiane, për të përshkruar shokun e eliminimit të përfaqësueses nga Suedia të hënën, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Apokalipsi Azzur" ishte ballina e gazetës italiane "La Stampa". Italia ka luajtur në 14 edicionet e fundit të Kupës së Botës, duke fituar dy prej tyre. Në përgjithësi ka fituar katër herë Kupën e Botës, një shifër të cilën e ka kaluar vetëm Brazili, që ka pesë tituj. Italia është ish-kampionia e vetme që nuk ka arritur të kualifikohet në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.
"Është neveritëse, Kupa e Botës nuk mund të ekzistojë pa Italianë. Thjesht nuk mund të ekzistoj", ka thënë Francesco Macella, një tifoz që ishte në stadiumin "San Siro" të hënën mbrëma për të parë Italinë duke luajtur pa gola me Suedinë në ndeshjen e kthimit të barazhit. Italia kishte humbur ndeshjen e parë në Stockholm me shifrat 1:0.
Për më shumë se gjysmëshekulli, çdo katër vjet Italia është bashkuar rreth Kupës së Botës, duke lënë anash rivalitetet historike mes qyteteve....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.