Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia e Franca në grupin e vdekjes

Fituesja e Evropianit 2020, Italia, dhe finalisti i Kupës së Botës 2022, Franca, do të jenë në të njëjtin grup pas shortit të tërhequr në Paris të enjten.

Dyshja gjigante e futbollit do të jetë në Grupin 2 të Ligës A, në të cilën përfshihen edhe Belgjika dhe Izraeli.

Gjermania dhe Hungaria, të cilat do të jenë përballë edhe në fazën grupore të Evropianit 2024, do të ballafaqohen edhe në Grupin 3 të Ligës A, bashkë me Holandën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Spanja, fituesja e edicionit të fundit të Ligës së Kombeve, do të takohet me Danimarkën, Zvicrën dhe Serbinë në Grupin A4.

Për herë të parë do të ketë fazë të çerekfinales në Ligën e Kombeve.

Edhe Pse finalja e Botërorit është historike? Botërori 2026 6 d. më parë Pse finalja e Botërorit është historike?

Katër fituesit e grupeve të Ligës A do të kualifikohen për fazën e re të garës.

Në Ligën B, Anglia dhe Irlanda do të jenë bashkë me Finlandën dhe Greqinë në Grupin 2.

Kjo është hera e parë e Anglisë që luan në Ligën B, pasi përfundoi në vendin e fundit në grup, në edicionin e kaluar.

Rusia është përjashtuar nga edicioni i katërt i Ligës së Kombeve pas pushtimit të Ukrainës.

Liga e Kombeve do të lidhet me kualifikimet evropiane për Botërorin 2026.

Në Grupin A1 janë Kroacia, Portugalia, Polonia dhe Skocia.

Grupi A4 do të përbëhet nga Spanja, Danimarka, Zvicra dhe Serbia.

Ndeshjet do të zhvillohen në shtator, tetor e nëntor.

Edhe Franca e Anglia kërkojnë pak ngushëllim Botërori 2026 1 j. më parë Franca e Anglia kërkojnë pak ngushëllim

Çerekfinalet do të luhen në mars të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet zhvillohen më 4 dhe 5 qershor, kurse finalja dhe ndeshja për vend të tretë, do të luhet më 8 qershor të vitit të ardhshëm.