Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është pajtuar me pikën e fituar në derbin kundër Dritës.
Dueli mes Dritës dhe Ballkanit, që u luajt në Gjilan dhe i takoi xhiros së katërt të Superligës, u mbyll pa gola.
Sipas trajnerit Isufi, ky ishte një epilog real në një ndeshje ku të dyja ekipet u munduan që të kenë sa më pak gabime. Pas këtij barazimi, si Ballkani ashtu edhe Drita kanë nga tetë pikë të tubuara pas katër xhirove.
“Mendoj se dy ekipet e kishim studiuar mirë njëra tjetrën dhe për këtë arsye kishte pak raste gjatë ndeshje, Ndoshta, tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë. Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë. Ndoshta, në fillim të ndeshjes ishim paksa më të mirë, por pastaj patëm vështirësi dhe Drita kishte një dominim të lehtë. Në fund, mund të them se barazimi ishte epilog real. Mos të harrojmë që Drita ka ekip jashtëzakonisht të fortë”, tha Isufi.