Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Istogu kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Hendbollistet e Istogut kanë shënuar fitore të rëndësishme të dielën mbrëma në Pejë.

Në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës portugeze 1 Maio/Ada, Istogu fitoi 29:27 dhe kështu e kaloi me sukses raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në Pejë, skuadra portugeze e kishte fituar 31:30. Por të dielën istogaset ishin kohë të gjatë në epërsi dhe fituan me dy gola dallim në fund. Fitorja ishte e mjaftueshme për avancim në raundin e tretë. Istogu është kampion i Kosovës në hendboll.

Për herë të tretë ka kaluar kundërshtar në gara evropiane. Istogu për herë të shtatë rresht po paraqitet në gara kontinentale.