Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli mund të përfundojë tek Empoli

Spezia është duke menduar të bëjë ndryshime në ekip.

Nga zhvillimet e fundit tek ekipi i Spezias, thuhet se nga skuadra mund të largohet qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.

“Football-italia” shkruan se 24-vjeçari mund të shkëmbehet me sulmuesin e Empolit, 24-vjeçarin Samuel Mraz.

Skuadra e Spezias është prekur me koronavirus në përgatitjet parasezonale. Kjo ka detyruar klubin italian t’i anulojë disa ndeshje miqësore.

Artikuj të ngjashëm