Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli barazon me Behramin

Mbrojtësi Ardian Ismajli ka luajtur prej minutës së 78-të te Empoli që barazoi 2:2 me Genoan, të premten mbrëma. Ndeshja i takoi javës së 12-të të Serie A. Empoli renditet i teti me 16 pikë. Ndërkohë Genoa është e 17-ta me nëntë pikë.

Ndonëse Ismajli hyri për ta përforcuar mbrojtjen, Empoli pësoi gol në minutën e 89-të. Flavio Bianchi shënoi golin e barazimit për Genoan.

Samir Ujkani, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani qëndruan në stol te Empoli.

Valon Behrami luajti prej minutës së 69-të për Genoan.