Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Islanda e Izraeli po barazojnë në Reykjavik

Islanda e Izraeli po luajnë baras në Reykjavik. Pas pjesës së parë rezultati është 1:1.

Ndeshja i takon Grupit 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Jon Dagur Thorsteinson kaloi në epërsi Islandën në minutën e nëntë.

Ndërkohë Izraeli barazoi shifrat në minutën e 35-të. Autogol realizoi Daniel Leo Gretarsson.