Legjenda e futbollit tetovar Qatip Osmani nga dita e sotme do të drejtojë FC Shkupin. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Osmani, i cili gjatë ditës së sotme zyrtarisht do të firmos kontratë me drejtuesit e ekipit nga Çairi.
Bardheblutë ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin turk Bulent Akin, i cili u emëruar më 5 shtator si zëvendësues i Umit Karanit.
Kujtojmë që Qatip Osmani njihet si njëri nga trajnerët më të suksesshëm shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, pasi me Shkëndijën ka të fituara tre tituj të kampionit, një herë ka fituar Kupën e Maqedonisë dhe njëherë Superkupën. Osmani ka shënuar suksese edhe në garat ndërkombëtare pasi me Shkëndijën vitin e kaluar arriti deri në fazën e play offit. Ai gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe ekipin e Renovës për pesë vite me radhë si dhe Dritën e Bogovinës.