Gianni De Biasi është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Deportivo Alaves, skuadrës që renditet e fundit në La Liga pa asnjë pikë nga pesë xhirot e para.
Alaves ka shkarkuar nga puna trajnerin Luis Zubeldia dhe sipas mediave spanjolle, klubi bask ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare.
Për De Biasini ky do të jetë një rikthim në La Liga, pas aventurës te Levante në edicionin 2007-2008.
Italiani u largua nga kuqezinjtë para pak muajsh dhe deri më tani ka pasur oferta nga disa klube nga Azia, por që nuk ka dashur t’i pranonte ato.