Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Biasi shkarkohet nga Alavesi

Ish-përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Deportivo Alaves pas vetëm shtatë ndeshjeve.

Në shtatë ndeshjet me këtë skuadër, De Biasi pësoi humbje në pesë ndeshje dhe fitoi vetëm dy.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi ka vendosur të tërheqë kontratën e Gianni De Biasit pas rezultateve të fundit në La Ligë. Për momentin, Javier Cabello ka marrë përsipër udhëheqjen e skuadrës. E falënderojmë Gianni De Biasin për punën e bërë në periudhën e kaluar dhe i urojmë më të mirën në të ardhmen”, ka njoftuar klubi.

De Biasi mori drejtimin e Alaves në 22 shtator, kur zëvendësoi argjentinasin Luis Zuberldia.