Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-trajneri i Bayernit i shpëtoi sulmit në zemër

Ish-trajneri i suksesshëm i Bayern Muenchenit, Jupp Heynckes, i ka shpëtuar një operimi shumë serioz në zemër.

77-vjeçarit i është dashur intervenimi urgjent në mesin e muajit nëntor dhe i janë vendosur disa bajpase.

“Ishte periudha më e keqe e jetës time”, ka thënë Heynckes, i cili ka qëndruar në intensivë për rreth dy javë, ka shkruar “Kicker” të premten.

Si lojtar, Heynckess fitoi katër herë titullin e Gjermanisë me Borussia Moenchengladbachun, si dhe Kupën e UEFA-s. Si trajner, udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në vitin 1998, ndërsa në vitin 2013 festoi tripletën me Bayernin.