Ish-trajneri i Baselit, Ciriaco Sforza, ka folur për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që zhvillohet sot prej orës 18:00 në Zuerich.
Sforza në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, ka folur edhe për reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Ai ishte trajner i Zhegrovës te skuadra e Baselit gjatë edicionit të shkuar.
Sforza ka thënë se Zhegrova ishte lojtar vetjak.
“Zhegrova ishte një lojtar shumë vetjak”, ka thënë Sforza, i cili në fund të sezonit të shkuar u largua nga Baseli.
Ndërkohë, Zhegrova gjatë afatit kalimtar të janarit u transferua te kampioni në fuqi i Francës, Lille.