Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-sulmuesi kosovar i Norrkopingut shuan shpresat e Prishtinës

Shpëtim Hasani e di më mirë se shumëkush se sa të vështirë do ta ketë skuadra e Prishtinës përballjen me Norrkopingun, shkruan sot Koha Ditore.

Hasani 34-vjeçar numëron tri arsye pse skuadra e Prishtinës do ta ketë problem të befasojë ish-skuadrën e tij Norrkoping, në raundin e parë eliminator të Ligës së Evropës. Thotë se Prishtinës i mungojnë përvoja ndërkombëtare, zhvillimi i lojëve në fushë me bar artificial dhe përgatitja fizike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi nga Gjilani ka luajtur për skuadrën suedeze dhe përvoja tek ajo mbetet më e mira për të në karrierën e deritashme.

Ndeshja e parë ndërmjet Norrkopingut dhe Prishtinës zhvillohet më 29 qershor nga ora 20:00 në Suedi, kurse pas një jave luhet ndeshja e kthimit në stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.