Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-reprezentuesi kritikon paraqitjen e Rumanisë në Prishtinë

Ish-sulmuesi i Rumanisë, Viorel Moldovan ka kritikuar përfaqësuesen rumune për paraqitjen ndaj Kosovës.

Ndeshja e së premtes në Prishtinë përfundoi pa gola. Me gjithë paraqitjen inferiore të rumunëve, Kosova nuk ia doli të fitoi.

“Nuk e di pse kemi humbur personalitetin në lojë. Është bizarre. Duhet të kemi personalitet. Ta bëjmë si ata të Kosovës”, ka thënë Moldovban për Prima Sport.

“Nuk e kemi merituar barazimin.  Kosova ishte superiore, sidomos në pjesën e dytë. Ka dominuar në çdo aspekt: fizikisht, taktikisht, teknikisht, me dëshirën për luftë. Ishte Rumania që nuk shfaqi asgjë”, ka vazhduar Moldovan.