Ish-reprezentuesi i Kosovës, Liridon Krasniqi, në të ardhmen mund ta përfaqësojë Malajzinë.
Emri i Krasniqit është në listën e Federatës së Futbollit të Malajzisë si kandidat potencial për të veshur fanellën e këtij vendi, ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Federatës së Malajzisë, Datuk Yosoff Mahadi, të martën për "nst".com.my".
Yusoff është autorizuar nga Federata për të vëzhguar lojtarët e huaj, të cilët kanë kualitetin për të luajtur me Malajzinë, transmeton Koha Ditore.
"Ne kemi një listë të lojtarëve të huaj që po i vëzhgojmë. Po, Lee Tuck dhe Liridon Krasniqi janë në listën tonë. Lista përbëhet nga lojtarë të huaj që kanë trashëgimi malajziane ose kanë luajtur në vend për katër apo më shumë vjet. Krasniqi është i etur për të përfaqësuar Malajzinë. Nëse Krasniqi luan edhe një sezon në 'M-League', atëherë ai mund të jetë i kualifikuar", ka thënë Yusoof.
Krasniqi ende nuk ka përmbushur kriterin për të qenë pjesë e përfaqësueses së Malajzisë, meqë ka vetëm tre vjet që është pjesë e futbollit malajzias. Te skuadra e Kedah është transferuar në vitin 2015/ F.P.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Liridon Krasniqit i është realizuar ëndrra që të luajë për Malajzinë
-
FIFA jep leje për Krasniqin, përzgjedhësi i Malajzisë e mirëpret atë
-
Krasniqi rrit numrin e kosovarëve me tri përfaqësuese
-
Futbollisti Liridon Krasniqi merr pasaportën e Malajzisë, pritet të përfaqësojë Kombëtaren e saj
-
Liridon Krasniqi aplikon për shtetësi në Malajzi dhe më pas në FIFA