Ka fituar 5 medalje të arta në garat e notit nëpër olimpiada, por Ian Thorpe ka zbuluar se u bënë dy vite që nuk noton dot më, që kur është operuar në shpatull.
34-vjeçari australian thotë se tashmë është mësuar me jetën e tij të re.
“Kam pasur shumë probleme me shpatullën. Bëra një operacion që nuk ishte një rindërtim i shpatullës, por zëvendësim. Nuk notoj dot”, tha Thorpe për “Daily Telegraph”, transmeton TCH.
“Doktori më tha para operacionit se nuk do të isha në gjendje të notoja”, tregon Thorpe, i cili ka qenë sportisti më i suksesshëm në Olimpiadën e Sidnejt të vitit 2000.

Artikuj të ngjashëm
-
14-vjeçarja me mbi 100 medalje dhe 7 rekorde
-
Sidnei rihap plazhet pasi një peshkaqen sulmoi për vdekje notarin britanik
-
Lëndohet fituesi i medaljes së artë në snowboard
-
Mbreti Caeleb: Dressel i bashkohet klubit elitar të olimpistëve
-
McKeon notarja e parë që fiton shtatë medalje në një edicion të Lojërave Olimpike