Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco shqyrton largimin nga Reali

Ndër viktimat e para të trajnerit të Real Madridit, Santiago Solari, është mesfushori Isco, i cili të martën mbrëma nuk ishte në mesin e futbollistëve të zgjedhur për të luajtur ndaj Romës, transmeton KTV.

Isco ishte i ftuar, por me të kuptuar që nuk është pjesë e 11-shes, nuk pranoi të jetë në bankën rezervë, andaj u desh që ndeshjen ta shikojë nga shkallët e stadiumit Olimpico.

26-vjeçari nuk ka startuar në asnjërën nga gjashtë ndeshjet, në të cilat klubi është udhëhequr nga trajneri i ri, Solari.

E nga Spanja vijnë menjëherë lajmet për largimin e tij, me shumë skuadra të interesuara për të, si Chelsea, Manchester City, Arsenal dhe Napoli.