Isco i është kundërpërgjigjur kritikëve të fitores së Real Madridit ndaj Bayern Munichut, duke thënë se gjermanët u shpërblyen me një penallti që nuk ekzistonte.
Në ndeshjen e dytë të çerekfinales Bayerni u trondit nga disa vendime të diskutueshme të gjyqtarit Viktor Kassai, por Isco insistoi se Casemiro nuk kishte ndërhyrë ndaj Arjen Robbenit në penalltinë e akorduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vuajtëm shumë, por e arritëm atë që donim”, ka thënë Isco pas ndeshjes.
“E rëndësishme ishte kalimi tutje dhe isha me fat që luajta nga fillimi. Ne patëm raste të pastra për gol, por ekipi nuk ra poshtë. Skandaloze? Ky është futbolli, në Munich ata fituan një penallti që nuk ekzistonte”.
“Vendimet? A kanë qenë të drejta apo të gabuara unë nuk arrita t’i shoh”.