Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isak thotë se Suedia e mori atë që deshi

Alexander Isak, sulmuesi i Real Sociedadit, e shënoi golin më të bukur në mbrëmje në duelin kundër Kosovës.

Isak shënoi në minutën e 62-të me një gjuajtje të fuqishme e të saktë nga distanca në fitoren e Suedisë ndaj Kosovës, 3:0.

Për sulmuesin 22-vjeçar ishte një prej golave më të bukur në karrierën e tij, por për të e rëndësishme është fitorja.

“Kosova është ekip shumë i mirë, në sulm luan mirë pasi ka lojtarë me shumë kualitet. Duhej të sulmonim dhe arritëm t’i shënonim golat. E rëndësishme është që t’i merrnim pikët. Në pjesën e dytë shënuam edhe dy gola dhe ishim më të relaksuar. Unë doja vetëm të luaja pasi ndihesha mirë. Trajneri më besoi dhe më futi në lojë. Jam shumë i lumtur për golin. Ishte ndoshta goli më i bukur me Suedinë por edhe me klube në tërë karrierën time”, tha Isak pas ndeshjes.

Artikuj të ngjashëm