Sulmuesi Fisnik Asllani e realizoi golin e vetëm për Kosovën në fitoren e madhe 1:0 ndaj Suedisë.
Asllani është kthyer te skuadra e Hoffenheimit dhe të premten ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendërsulmuesi 23-vjeçari deklaroi se fitorja ndaj Suedisë ishte një ditë shumë e bukur për gjithë shtetin e Kosovës.
Ai foli edhe për raportet që ka me dy futbollistët e tjerë të Kosovës, Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun, që po ashtu luajnë te Hoffenheimi.
“Mendoj se ishte një eksperiencë shumë e mirë që patëm me ekipin kombëtar. Shumë e veçantë dhe emocionuese. Mendoj se për të gjithë vendin ishte një ditë shumë e bukur dhe jemi thjesht shumë të lumtur si shkoi. Sigurisht, ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë nga klubi. Është shumë e lehtë edhe për ne, sepse ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Këtu kalojmë shumicën e kohës me njëri-tjetrin dhe pastaj bëjmë të njëjtën gjë me ekipin kombëtar”, u shpreh Asllani.
Asllani me “Dardanët” ka dy gola të shënuar në dhjetë ndeshjet e zhvilluara.