Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ippon impresiv i Distria Krasniqit

Distria Krasniqi ka nisur në mënyrë impresive paraqitjen në Grand Slamin e Parisit. Në raundin e dytë të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria u përball me francezen Anais Mosdier.

Pas 1.42 minuta luftë, Distria realizoi hedhje shumë të bukur për “Ippon”.

Distria është kampione olimpike dhe njëra prej bartëseve në garën më të famshme të xhudos. Ajo ka fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 48 kg, ndërsa tani po garon në kategorinë deri 52 kg.

Artikuj të ngjashëm