Sport

Inzaghi do ta nisë punën tek Interi më 8 korrik

Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi, zyrtarisht do ta nisë punën te skuadra kampione e Italisë me 8 korrik, ka njoftuar klubi nga Milano.

Stërvitja e parë për sezonin e ri do të mbahet në qendrën stërvitore “Suning”.

Trajneri italian do të ketë në dispozicion një pjesë të caktuar të lojtarëve, kurse futbollistët që janë të angazhuar me përfaqësuese do të bashkohen me skuadrën më vonë.

Ingazhi ishte pjesë e Lazios nga e cila u largua pas 22 vjetësh.

Tek Interi, do ta zëvendësojë Antonio Conte, i cili e fitojë titullin në Serie A dhe u largua me të përfunduar sezoni.