Interi ka kompletuar transferimin e talenteve Nicolo Zaniolo dhe Jens Odgaard.
Mesfushori Zaniolo dhe sulmuesi Odgaard, të dy 18-vjeçar, kanë kompletuar transferimin të mërkurën mbrëma.
Dy lojtarët janë përfshirë në listën prej 25 lojtarëve që Interi do t’i marrë për stërvitje parasezonale.
Zaniolo u transferua nga Virtus Entella, ekip i Serie B, derisa talenti danez u transferua nga ekipi Lyngby.