Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi thotë se s’do ta lëshojë Icardin

Shefi ekzekutiv i Interit ka bërë të ditur se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Mauro Icardin në ekip dhe i kanë lënë anash spekulimet se ai mund t’i bashkohet Juventusit.

Bianconerët, sipas spekulimeve të fundit, thuhet se kanë ofruar 50 milionë euro plus Gonzalo Higuainin për kapitenin e “Nerazzurrëve”, klauzola e të cilit është 110 milionë euro por nuk është e vlefshme për klubet e Serie A-së.

“Do të bëjmë gjithçka që është e duhur për kapitenin tonë, ai është pjesë e rëndësishme e klubit tonë. Sezoni vetëm sa ka përfunduar dhe ne flasim për spekulime në transferime. Duhet të jemi të qetë, kemi planet tona”, ka deklaruar Alessandro Antonello për RMC Sport.

Icardi në këtë edicion ka luajtur në 36 ndeshje dhe pati 29 gola të realizuar në Serie A dhe një asistim.

Artikuj të ngjashëm