Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nuk e transferon Mustafin

Drejtori i Interit, Walter Sabatini, ka njoftuar se negociatat për transferimin e Shkodran Mustafit nga Arsenali kanë marë fund.

Ai ka thënë se negociatat ishin duke ecur mirë, por klubi ka vendosur të provojë me një tjetër mbrojtës në pozitën qendrore.

“Kemi bërë një tentativë për Mustafin, por kemi vendosur të bëjmë një ndryshim duke përfshirë dikë tjetër”, ka thënë Sabatini.

Raportohet se Danilo D’Ambrosio do të luajë në pozitën e qendërmbrojtësit për të plotësuar mungesën në skuadër.