Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nuk dorëzohet për Dybalan

Interi ende është i interesuar në transferimin e Paulo Dybalas, por i duhet kohë që ta finalizojë marrëveshjen, pasi fillimisht duhet t’i largojë nga skuadra dy sulmues.

Argjentinasi do të jetë futbollist i lirë, pasi Juventusi vendosi të mos ia vazhdonte kontratën.

Përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas ka qenë në bisedime me zyrtarët e Interit tash e disa javë, por nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët.

Interi është duke e menduar shitjen dy sulmuesve, por ende nuk është vendosur se kush do të largohet, Edin Xheko, Joaquin Correa apo Alexis Sanchez.

Është raportuar po ashtu se Dybalas i është ofruar pagë vjetore prej shtatë milionë eurove në sezon, plus bonuset e tjera.

Situatën e Dybalas është duke e përcjellë edhe Milani.