Skuadra e Interit ka kaluar në epërsi ndaj Viktoria Plzenit në duelin e Ligës së Kampionëve.
Në duelin që po luhet në Itali dhe i takon Grupit C, Interi ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 35-të. Golin e epërsisë për ekipin italian e shënoi mesfushori Henrikh Mkhitaryan pas asistimit të Alessandro Bastonit.
Me fitore eventuale ndaj Plzenit, Interi automatikisht do ta konfirmonte avancimin në fazën e nokautit, duke bërë që Barcelona të eliminohet pa nisur ndeshjen kundër Bayern Muenchenit, që do të luhet prej orës 21:00 në “Camp Nou”.