Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mposht Beneventon

Interi ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj ekipit të fundit në tabelën e klasifikimit.

Nerazurët shënuan fitore prej 2 me 0, raporton Koha.net.

Pikët e plota Interit ia siguruan dy mbrojtësit, Skriniar e Ranocchia duke shënuar në minutat 66 dhe 69.

Në minutën e 81 Benevento mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Viola u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Interi pas kësaj fitore merr vendin e tretë me 51 pikë, kurse në fund të tabelës Benevento ka vetëm 10 pikë pas 26 xhirove.