Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Correa ia siguron tri pikë Interit

Interi e ka fituar duelin kundër Udineses me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 11-të të Series A.

Të dy golat për “neroazurët” i ka shënuar Joaquin Correa në pjesën e dytë (60’, 68’).

Me këtë fitore, Interi ka shkuar në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në vendin e tretë. Ka katër pikë më pak se Napoli dhe Milani.

Udinese zë vendin e 14-të me 11 pikë.