Interi ka njoftuar se do të dhurojë 100 mijë euro në Departamentin për Hulumtime Biomjekësore në spitalin Sacco në Milano, për të ndihmuar luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Virusi ka prekur mbi 3000 persona në Itali, ndërsa janë regjistruar 107 të vdekur.
Rajoni i Lombardisë është qendër në Itali e përhapjes së koronavirusit, dhe Interi ka bërë donacion 100 mijë euro për të ndihmuar në hulumtimet, ndërsa shkencëtarët po punojnë për të kuptuar më mirë sëmundjen.
“FC Internazionale Milano dhe presidenti Steven Zhang njoftojnë për donacionin 100 mijë euro për Departamentin e Biomjekësisë në spitalin Sacco në Milano, të drejtuar nga profesori Massimo Galli. Donacioni, i bërë nga Interi dhe presidenti, është për të ndihmuar hulumtimet”, është thënë në komunikatë të klubit, transmeton Koha.net.