Mesfushori brazilian Ramires në pjesën e dytë të këtij edicioni do të bartë fanellën e skuadrës së Interit.
E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të dielën se Interi ka arritur marrëveshje me Jiangsu Suning për huazimin e Ramiresit deri në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”. Gjatë javës së ardhshme Ramires pritet të prezantohet te skuadra italiane. 3
30-vjeçari prej janarit të vitit 2016 po bën karrierë në Kinë, pas transferimit te Jiangsu nga skuadra e Chelseat. Ai me ekipin kinez ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Ramires te Interi shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës.