Interi ka shënuar fitoren e dytë rresht në Serie A, pasi ka mposhtur Sampdorian në xhiron e 24-të.
Skuadra nga Milano fitoi 2 me 1, me të tre golat të shënuar për vetëm pesë minuta.
D’Amgrosio hapi serinë e golave duke kaluar Interin në epërsi në minutën e 73-të. Vetëm tre minuta më pas rezultatin e barazoi Gabbiadini, teksa Radja Nainggolan siguroi fitoren e Interit në minutën e 78-të.
Interi mbetet i treti me 46 pikë në tabelë, gjashtë më pak se Napoli që është i dyti. Juventusi prin me 20 pikë më shumë se Interi.
Artikuj të ngjashëm