Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi fiton me penallti ndaj PSG-së

Interi ka mposhtur pas ekzekutimit të penalltive skuadrën e Paris Saint - Germainit.

Miqësorja e zhvilluar në kuadër të turneut “International Champions Cup” u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, kurse penalltitë vendosën fituesin.

Parisienët kaluan të parët në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e mbrojtësit Thilo Kehrer, transmeton “Sporti në KTV”.

“Zikaltrit” e drejtuar nga trajneri Antonio Conte e barazuan rezultatin në minutën e fundit shtesë me anë të sulmuesit Samuele Longo.

Nga pika e bardhë më të saktë ishin futbollistët e Interit, të cilët fituan duelin e zhvilluar në stadiumin “Campo Desportivo” të Makaos.

Artikuj të ngjashëm