Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi fiton bindshëm ndaj Bolognas

Interi është kthyer te fitorja të shtunën në Serie A.

Kampioni në fuqi ka mposhtur Bolognan me rezultat të thellë 6:1.

Në pjesën e parë vendasit realizuan tre gola. Në minutën e gjashtë argjentinasi Lautaro Martinez shënoi për 1:0.

Nikoqirët dyfishuan epërsinë në minutën e 30-të me golin e shënuar nga Milan Skriniar.

Për rezultatin e pjesës së parë prej 3:0 u përkujdes Nicolo Barella.

Në pjesën e dytë zikaltërit shënuan edhe tre gola të tjerë.

Edhe Interi mposht Bolognan, rikthehet në krye të renditjes Futboll 6 muaj më parë Interi mposht Bolognan, rikthehet në krye të renditjes

Matias Vecino në minutën e 54-të ngriti epërsinë në 4:0. Dy gola e tjerë për Interin i shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, për rezultatin 6:0.

Deri në fund mysafirët, arritën të shënonin me Arthur Theate për rezultatin final 6:1.

Interi pas katër ndeshjeve të para ka 10 pikë në vendin e parë, kurse Bologna ka shtatë sosh.