Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi e Roma ndajnë pikët

Interi e Roma kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së 21-të në Serie A.

Skuadrat që po luftojnë për pozitat që dërgojnë në Evropë barazuan 1 me 1.

Stephan El Shaarawy shënoi i pari për Romën në minutën e 31-të, teksa MAtias Vecino barazoi gjithçka në minutën e 86-të.

Në tabelë, Interi mbetet i katërti me 43 pikë, tri më shumë se Roma që është e pesta. Në pozitën e tretë Lazio ka 43 pikë po ashtu.