Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi e Milani në garë për Neresin

Skuadrat nga Serie A, Inter dhe Milan janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit David Neres, që është pjesë e Ajaxit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Të dyja skuadrat janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për 21-vjeçarin, që këtë edicion po shkëlqen tek Ajaxi.

Neres ka shënuar 12 gola dhe ka 13 asistime në 35 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Ai te Ajaxi u transferua në janar të vitit 2017 nga Sao Paulo për 12 milionë euro. Neres me skuadrën e Ajaxit ka kontratë deri në vitin 2021.