Interi ka arritur të arkëtojë pikët e plota ndaj Veronës, dhe të njëjtën e ka bërë edhe Lazio në përballje me Beneventon.
Skuadra e Spallettit shënoi fitore prej 3 me 0, me golat e shënuar nga Icardi, që realizoi dy, dhe një gol e shënoi Perishiq, transmeton Koha.net.
Në anën tjetër Lazio fitoi 6 me 2 në shtëpi për të mbajtur të hapur garën për në Ligën e Kampionëve.
Interi në vendin e katërt ka 58 pikë, kurse Lazio në një pozitë më poshtë ka 57 pikë.