Interi po planifikon që në verë të godasë me transferimin e dy kroatëve që luajnë në La Ligën spanjolle, Luka Modriqin e Real Madridit dhe Ivan Rakitiqin e Barcelonës.
Rakitiqi së shpejti mund të largohet nga Barcelona, dhe pakënaqësitë tek ai kanë nisur që prej transferimit të Frenkie de Jongut në “Camp Nou” nga Ajaxi, transmeton KTV.
Modriqi, ndërkohë, ishte shumë afër largimit nga skuadra madrilene verën e kaluar për t’u transferuar tek Interi.
Një transferim i tillë nuk u bë i mundur atë kohë, por tani gjiganti italian e ka kthyer përsëri dëshirën për ta marrë atë në ekip, dhe për të bërë një dyshe kroate në mesin e fushës, që do t’i bashkohej gjithashtu edhe Brozoviqit.